Konferencë "Përforcimi i këshillave komunal: Fillim i ri i demokracisë lokale"

12.12.2017 09:11

Konferencë me temë "Përforcimi i këshillave komunal....

Konferencë me temë "Përforcimi i këshillave komunal: Fillim i ri i demokracisë lokale" do të mbahet sot dhe nesër në Strugë. Në konferencë do të marrin pjesë kryetarët e 81 këshillave komunal.

Është paralajmëruar që do të kenë fjalim ambasadorja zvicerane Sibil Suter Tejada dhe përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Luiza Uinton.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit "Përforcimi i këshillave komunal", të cilin e realizon UNDP, ndërsa financiarisht është i mbështetur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Qëllimi i projektit është që të përforcohen këshillat komunal si trupa më efektiv dhe më autonom, të aftë që t'i përmbushin rolet e tyre të dhëna të trupit ligjdhënës, mbikëqyrje dhe përfaqësim.