Futboll

Franca nuk i frikësohet Gjermanisë

04.07.2014 15:36

Tekniku i Francës nuk i frikësohet përballjes me skuadrën gjermanëve madje ai synon kualifikimin në gjysmëfinale...

Tekniku i Francës nuk i frikësohet përballjes me skuadrën gjermanëve madje ai synon kualifikimin në gjysmëfinale. 
 
Didier Deshamps ka bërë të gjitha përgatitjet për përballjen me Gjermanin në çerekfinale të Kampionatit botëror.
 
"Nuk nuk i frikësohemi Gjermanisë, këtë ndeshje e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Low ka thënë se jemi ne favoritë? Sa I mirë…, ndërsa unë po ju them se gjermanët ishin favoritë ende pa nisur botërori. Gjermania ka më shumë eksperiencë se ne", deklaroi Deshamps.
 
Edhe pse kaloi fazën e grupeve me lehtësi, Deshamp e ka të qartë se me Gjermanë është një sfidë krejt tjetër. 
 
"Sa më larg të shkosh në këtë turne aq më e vështirë bëhet. Unë kam shumë respekt për Nigerinë, por Gjermania është shumë më e fortë. Për kundërshtarët tanë është krejt normale të avancojnë deri në gjysmëfinale të botërorit, megjithatë ne do të japim gjithçka për t’i eliminuar", tha ai. 
 
Ndeshja Francë-Gjermani do të zhvillohet nga ora 18:00. /albeu.