Ligjëratë për "Gjendjen me të Drejtat e Njeriut" në Fakultetin për Siguri
12.12.2017 10:43
Ligjëratë për "Gjendjen me të Drejtat e Njeriut"....

Ligjëratë për "Gjendjen me të Drejtat e Njeriut" sot në Fakultetin për Siguri - Shkup do të mbajë ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Villem Vauter Plomp.
Ligjërata në suaza të Forumit diplomatik të Fakultetit do të mbahet me rastin e shënimit të Ditës së të Drejtave të Njeriut.
Ambasadori Plomp gjatë qëndrimit do të takohet me dekanin e Fakultetit të Sigurisë Shkup, Nikolla Dujovski dhe se do të bisedohet për bashkëpunimin e ardhshëm në pajtim me planin zhvillimor në periudhën e ardhshme.
