Ministria e Drejtësisë, ministri Saliji për vizitë në Letoni

12.12.2017 11:00

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, prej dje po qëndron për vizitë në Letoni....

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, prej dje po qëndron për vizitë në Letoni. Ministri Saliji dhe homologu i tij letonez, Xhintars Rasnaç, dje në Rigë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim midis ministrive të drejtësisë të të dy vendeve.

"Me Memorandum u dakorduan sferat, format dhe mënyra e bashkëpunimit midis dy institucioneve, duke i ndarë vlerat e përbashkëta europiane në frymën e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë",- thuhet në kumtesë.

Memorandumi parasheh këmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për harmonizim të legjislacionit kombëtar me standardet ndërkombëtare dhe europiane, mbështetja në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, modernizim të profesionistëve nga gjyqësia dhe gjykatësit, përmirësim të aktiviteteve në sferën e sistemit penitenciar, menaxhim efikas me sistemin provues, duke përfshirë edhe zhvillim të masave alternative efikase dhe sistemit provues si dhe sfera të tjera të cilat janë me interes të ndërsjellë.

Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, ministri Saliji u takua me drejtorin e Drejtorisë së Burgjeve të Republikës së Letonisë dhe e vizitoi Qendrën për Varshmëri pranë Burgut Olaine.

Ndërsa sot, ministri Saliji është paraparë të takojë udhëheqësin e shërbimit shtetëror  për provacion, Mihalis Papsujeviç, dhe me drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Edvins Ballsheviç, njoftoi Ministria e Drejtësisë.