Dimitrov, drekë pune me ministrat e jashtëm europianë
Në Bruksel po qëndron edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.....

Në Bruksel po qëndron edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili do të marrë pjesë në një drekë pune me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE.
Takimi mbahet në organizim të ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser, në cilësinë e vendit udhëheqës me Këshillin e BE-së.
Siç informon MPJ, takimi do të përqendrohet në perspektivat e vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejt integrimit në BE, në prag të zhvillimit të pritur të ngjarjeve në suaza të Unionit gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit 2018, publikim i Strategjisë të kryetarit të KE-së, Junker, për zgjerim të BE-së, raportet e KE-së për progresin e vendeve dhe Samitin BE - Ballkani Perëndimor në Sofje gjatë presidencës bullgare me Këshillin e BE-së në maj të vitit 2018.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Dimitrov do të mbajë brifing për përfaqësuesit e Grupit punues të Këshillit të BE-së kompetent për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Grupin punues kompetent për zgjerimin e vendeve të cilat janë proces negociues për anëtarësimin në BE.
