Futboll
Scolari: S’është fundi i botës nëse eliminohemi
04.07.2014 15:39
Brazili luan sfidën kundër Kolumisë, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’...
Brazili luan sfidën kundër Kolumisë, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.
Presioni i madh është mbi brazilianët të cilët më gjithë forcat duan të fitojnë trofeun e këtij Botërori, ndonëse për të përzgjedhurit e Luis Felipe Scolarit rruga deri tek trofeu i këtij evenimenti të madhe është mjaftë e gjatë.
Trajneri i brazilianëve, ‘Selceaos’, para përballje me kolumbianët e rrezikshësh është munduar të ulë tensionin në skuadrën e tij para sfidës me Kolumbinë.
Scolari thotë se edhe nëse humbet Brazili nuk është fundi i botës. Ai thotë se futbollistët e tij janë të gatshëm për ballafaqimin e radhës.
“Nëse humbasim nuk do të jetë fundi i botës. Në duhet të hedhim hapin e 5-të në këtë turne, për të shpresuar më pas tek suksesi në dy sfidat e fundit. Do të kemi përballë një kundërshtar më të fortë se Kili”, ka thënë Scolari.
“Kolumbia më pëlqen shumë sesi luan, di ta qarkullojë topin dhe është shumë e disiplinuar. Ata kanë më shumë talent sesa kilianët, por ne i kemi armët për t’i mposhtur. James Rodriguez? Nuk mendojmë për individë të veçantë, por për skuadrën që do të kemi përballë”, tha ai.