Maqedoni
Çështja e emrit duhet të zgjidhet vitin e ardhshëm.
12.12.2017 16:49
Komunikacioni hekurudhor i mallrave dhe i udhëtarëve është në ndërprerje të plotë për shkak të protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti...

Sot në mëngjes ka qarkulluar vetëm treni i udhëtarëve për në Gjevgjeli, pasi një nga makinistët nuk e ka respektuar vendimin e të tjerëve për grevë. Makinistët e trenave kërkojnë pagesën e pjesës së dytë të rrogës së tetorit dhe paralajmërojnë se asnjë tren nuk do të qarkullojë nëse nuk paguhen. E njëjta do të ndodhë edhe në qoftë se të punësuarve deri më 25 dhjetor nuk u paguhet paga për nëntorin.
"Ne do të vazhdojmë me protestën, përkatësisht moskryerjen e obligimeve të punës deri në plotësimin e kërkesës, pagesën e pjesës së dytë të rrogës së tetorit. Po ashtu nëse deri më 25 dhjetor nuk na paguhet rroga e plotë e nëntorit, ne në 26 dhjetor në orën shtatë përsëri do të ndërpresim me kryerjen e obligimeve të punës”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të HM – Transporti, Dushko Çakarovski.
Sipas grevistëve, edhe pse ministri i transportit në muajin gusht premtoi se për të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë - Transporti do të gjendet zgjidhje në mënyrë që pagesat të kryhen në rregull dhe si një e plotë e jo e ndarë në dy pjesë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Nuk është hera e parë që në vend bllokohet transporti hekurudhor për shkak të mospagesës së të punësuarve, por edhe për shkak të kërkesave për rritje të koeficientit të punës për personelin mekanik.
GYLTENE SINANI
