Futboll

Rikthehen `ethet` e botërorit

04.07.2014 15:42

Emocionet, driblimet, aksionet e mira, golat e bukura në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’, do të rikthen sonte në super përballjen France-Gjermani...

Emocionet, driblimet, aksionet e mira, golat e bukura në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’, do të rikthen sonte në super përballjen France-Gjermani.
 
Franca dhe Gjermania do të ndeshen sonte në kuadër të çerekfinales së këtij Botërori 2014. Ballafaqimi mes francezëve dhe gjermane pritet te jep një ndeshje të fortë, për faktin se të dy skuadrat kanë ambicie që të rrëmbejnë trofeun e këtij Botërori, si dhe të dy skuadrat në mesin e vet kanë lojtar të klasit botëror.
 
Në letër ‘Pancerat’ për disa nuanca llogaritën favorit, por edhe francezët farë lehtë mund të bëjnë më të mirë, sepse në këtë kampionat ‘gjelat’ vërtetë kanë treguar formë të lartë. Ballafaqimi mes Francës dhe Gjermanisë nis në orën 18:00.
 
Ndërkohë, sonte pritet që ‘nxehtë’ të jetë edhe në ndeshjen e dytë të çerekfinales, ku do të ballafaqohen Brazili dhe Kolumbia.
 
Brazilianët të përkrahur fuqishëm nga tifozët e zjarrtë, sfidës me kolumbianët do t’i hyjnë të përgatitur e të motivuar maksimalisht që të mposhtë Kolumbian, edhe pse këta të fundit farë lehtë mund të ‘shkelin’ Brazilin pikërisht në shtëpinë e tyre.
Ndeshja mes Brazilit dhe Kolumbisë nis në orën 22:00.