Botë

Londër, mbërrin i ftohti siberian, temperaturat minus 13 gradë

12.12.2017 18:51

Britanikët ngrinë këtë të martë teksa i ftohti siberian ka përfshirë vendin...

Temperaturat arritën në minus 13 gradë celsius dhe në Londër sot ishte madje më ftohtë se në Moskë, ku u matën vetëm minus 4 gradë. 2.300 shkolla janë mbyllur në mbarë vendin, ndërsa dëbora ka shkaktuar kaos në transport.

Mijëra pasagjerë të “British Airëays” janë bllokuar për shkak të anulimit të dhjetëra fluturimeve në “Heathrou”. 4.500 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe në disa pjesë të vendit është ndezur alarmi i verdhë nga akulli dhe bora.

Moti i keq ka prekur edhe transportin hekurudhor. “Eurostar”-i u detyrua t’u kërkonte ndjesë pasagjerëve që udhëtonin ndërmjet Brukselit apo Parisit dhe Londrës, duke pranuar se rrugëtimi do të kishte vonesa për shkak të kushteve të vështira të motit në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën tjetër të Europës.