'Gjermanisë i intereson vetëm fitorja'
Portieri i kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer e ka pranuar se nuk është i kënaqur me paraqitjet e skuadrës së tij në Kampionatin Botëror...
Portieri i kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer e ka pranuar se nuk është i kënaqur me paraqitjet e skuadrës së tij në Kampionatin Botëror, mirëpo ai ka thënë se beson që vetëm fitorja ka rëndësi në këtë turne.
3-herë kampionët e hapën llogarinë e tyre me paraqitjen e mrekullueshme kundër kombëtares së Portugalisë duke e deklasuar me rezultat 4-0, teksa ndeshja e fundit kundër SHBA ishte mjaftë frustruese për lojtarët gjermanë. "
Ne jemi tmerrësisht të gëzuar që kemi mundësi që të laujmë në Brazil. Kundër Francës do të jetë një ndeshje fantastike mirëpo shumë e rëndësishme".
"Ata janë shumë të fuqishëm, njëjtë sikur skuadra jonë. Ata duhet të japin më të mirën e tyre nga vetja që të na eliminojnë", përfundoi Neuer.