Kuvend, debat për amendamentet rreth Ligjit për gjuhët

13.12.2017 10:41

Anëtarët e Komisionit për Çështje Europiane, në mungesë të opozitës, duhet ta mbajnë debatin për amendamentet për Propozim-ligjin...

Anëtarët e Komisionit për Çështje Europiane, në mungesë të opozitës, duhet ta mbajnë debatin për amendamentet për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Kryetari i Komisionit seancën e caktoi për sot në orën 13:00, edhe pse është dita e tretë dhe e fundit për shqyrtimin e 90 amendamenteve të dorëzuara nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe Besa për Propozim-ligjin për gjuhët. Komisioni ditë më parë miratoi rendin e ditës, me ç’rast u anulua për shkak të mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, si përfaqësues të Qeverisë.

Me miratimin e rendit të ditës filluan të vijojnë edhe afatet treditore për debatin rreth amendamenteve.

Kryetari i Komisionit për Çështje Europiane, Artan Grubi, pohoi se edhe pse afatet po vijojnë, po respektohen, dhe se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të rregullores.

Ai konsideron se ligji do të miratohet deri në festat e Vitit të Ri.