Dorëheqjet në KSHZ do të konstatohen në kuvend
13.12.2017 11:01
Kuvendi i Maqedonisë duhet që në seancën e parë të radhës të konstatojë....

Kuvendi i Maqedonisë duhet që në seancën e parë të radhës të konstatojë dorëheqjet e anëtarëve të KSHZ-së.
Kjo përbërje e KSHZ-së që kishte mandat deri më 2020, sipas Marrëveshjes së Përzhinos u tërhoq pas skandalit të ndarjes së kompenzimeve për ciklet e fundit zgjedhore. Për këtë rast i pari foli ambasadori amerikan, Jess Baily, ndërkaq reagoi opinioni duke kërkuar dorëheqjen e tyre.
U përgatit edhe një peticion online. Vetëm anëtarja e Lëvizjes Besa, Emira Asani-Saliji nuk ka dhënë dorëheqje, duke thënë se ajo nuk është e përfshirë në këtë çështje, pasi që nuk ka qenë pjesëmarrëse në vendimin për ndarjen e kompenzimeve.
