Funksionarët shtetërorë do të parashtrojnë raporte për harxhimet zyrtare

13.12.2017 11:14

Qeveria vendosi që Ministrat, zëvendës-ministrat, sekretarët shtetërorë....

Qeveria vendosi që Ministrat, zëvendës-ministrat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari i përgjithshëm do të parashtrojnë informata për harxhimet zyrtare të bëra në kuadër të buxhetit të paraparë në gjashtë muajt e parë nga marrja e funksioneve.

Vendimi është në pajtim me parimin e Qeverisë për harxhim transparent të mjeteve shtetërore, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Praksa që të parashtrohen harxhimet zyrtare në një të ardhme të afërt do të ketë të bëjë edhe me të gjithë bartësit e tjerë të funksioneve publike.

Me këtë vendim Qeveria e ka obliguar Sektorin për marrëdhënie me opinionin në Qeverinë e RM-së, që të përpunojë zgjidhje softuerike për paraqitjen dhe vizualizimin e harxhimeve zyrtare dhe të njëjtën ta vendos në faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.