ShBA, fitorja e Jones - goditje politike për Trumpin
Demokrati, Doug Jones, ka arritur fitore në zgjedhjet për Senatin e Shteteve të Bashkuara në shtetin Alabama...

Demokrati, Doug Jones, ka arritur fitore në zgjedhjet për Senatin e Shteteve të Bashkuara në shtetin Alabama, që konsiderohet thellësisht me pikëpamje konservatore dhe bazë e fuqishme e republikanëve.
Fushata për ulëse në Senat ishte e përshkruar me akuza për keqtrajtim seksual kundër kandidatit republikan, Roy Moore.
Agjencia Reuters, më tutje, raporton se kjo fitore e demokratit Jones paraqet goditje politike kundër presidentit, Donald Trump.
Kjo është fitorja e parë e një kandidati demokrat për Senat në shtetin Alabama në 25 vitet e fundit.
Pas këtij zhvillimi është zvogëluar shumica e republikanëve në Senat në 51:49, ndërsa konsiderohet se është hapur mundësia që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm demokratët eventualisht ta fitojnë shumicën në këtë dhomë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
