Maqedoni
Kryeministri Gruevski, vazhdon vizitën në Kinë
04.07.2014 17:01
Në kuadër të qëndrimit në Azi, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski...

Në kuadër të qëndrimit në Azi, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski, sot vizitoi qytetin Guang Dong në Republikën Popullore të Kinës, ku u takua me zëvendësguvernatorin e provincës së zhvilluar kineze, Shu Shaohua. Gjatë takimit është biseduar për bashkëpunim, avancim dhe intensifikimin ekonomik.
“Ka qenë me rëndësi të takohemi me autoritetet, sepse është e rëndësishme mbështetja dhe mesazhi i tyre dhe kam kënaqësinë që praktikisht të gjitha temat që i kam hapur me autoritetet, kanë hasur në pritje të mirë dhe në bindje se do ta japin përkrahjen e tyre të plotë dhe sinjalin deri te kompanitë, që të investojnë në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
“Kompanitë në Guang Dong, u inkurajuan që ta vizitojnë Maqedoninë, posaçërisht zonat e lira tregtare, të merren me biznes atje, të ndërtojnë fabrika. Në fillim do të angazhohemi që sa më shumë turistë të Guang Dongut ta vizitojnë dhe të shëtisin në Maqedoni, ku përmes Maqedonisë mund ta vizitojnë edhe Evropën dhe në të ardhmen dëshirojmë të importojmë më shumë produkte bujqësore nga Maqedonia, fruta dhe mish”, theksoi zëvendësguvernatori i rajonit, Guangdon Shu Shaohua.
Njëherit, është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit edhe në fushën e arsimit përmes bursave dhe këmbimit të studentëve për studime në universitetet e dy vendeve dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
