Botë
SHBA-ja shkatërroi 25 laboratore për heroinë në Afganistan
13.12.2017 13:06
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në nëntor filluan aksion për shkatërrim të laboratoreve për heroinë në Afganistan...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në nëntor filluan aksion për shkatërrim të laboratoreve për heroinë në Afganistan, po përdorin disa nga aeroplanët më të shtrenjtë Ef-22 Raptop.
"Prej fillimit të sulmeve ajrore të armatës amerikane janë shkatërruar 25 laboratore për prodhim të narkotikëve, të cilët janë burim kryesor i të ardhurave për talebanët", deklaroi gjenerali Lans Banç në bisedë telefonike me gazetarë në Pentagon.
Prodhimi i opiumit këtë vit në Afganistan është dyfishuar. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, arriti deri 9.000 tonë, që e bën vendin prodhuesin më të madh të atij narkotiku në botë./mia
