Vazhdon greva në hekurudhë, makinistët nuk i nisin trenat pa i marrë rrogat
Ende vazhdon greva në Hekurudhat e Maqedonisë....

Ende vazhdon greva në Hekurudhat e Maqedonisë. Makinistët janë të vendosur, pa pagesën e pjesës së mbetur të rrogës së tetorit nuk do të vënë në lëvizje lokomotivat.
Edhe pse zëvendëskryeministri Angjushev kërkoi sot prej tyre që greva të ndërpritet dhe paga e tetorit deri sot ose më së voni nesër do të jetë në xhirollogaritë e tyre, ndërsa ajo e nëntorit deri në datën 25 të muajit.
Makinistët janë të vendosur, pa i parë paratë në llogari asnjë tren nuk do të luajë vendit.
“Vendimi është i njëjtë, në qoftë se do të na paguhen pagat e muajit nëntor deri me datë 25 ne do të vazhdojmë me punë po që se s’paguhen ne kemi vendimin tonë dhe ky është i qartë, kërkojmë të paguhemi me rregull, përndryshe nuk do të ketë transport hekurudhor. Zëvendëskryeministri i rekomandoi drejtorit tonë që ato keqpërdorime me financat që janë bërë në këtë sektor, të paraqesë padi deri të premten për ata persona që kanë keqpërdorur financat, përndryshe do të ketë padi edhe për drejtorin tonë”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të HM – Transporti, Dushko Çakarovski.
