Ndotja alarmante e ajrit, masa për të gjithë ndotësit e ajrit në Shkup

13.12.2017 16:37

Ndotja e ajrit, sidomos në Shkup, vazhdon të mbetet në nivele alarmante...

Ndotja e ajrit, sidomos në Shkup, vazhdon të mbetet në nivele alarmante, njofton “TVM2”. Kryetari i Shkupit, Shilegov, paralajmëroi masa shtesë prej nesër ndaj të gjithë ndotësve të ajrit. Inspektorët janë në terren, por edhe qytetarët duhet të dinë se mënyra si veprojnë ndikon në ndotjen e ajrit, prandaj duhet të heqin dorë nga disa gjëra, thotë Shilegov. Paralajmëron mbylljen e furrës në deponinë “Dirsla”, si një prej masave urgjente. Për transport falas dhe rritje të çmimit të parkimeve në ditët problematike, vendim duhet të marrë Qyteti i Shkupit.

“Qasja për një mjedis jetësor të pastër dhe ajër të pastër nuk është një procedurë me shpejtësi filmash, as një shfaqje në reality show. Kjo është një punë në të cilën të gjithë duhet të punojmë, të gjithë duhet t'i kushtojmë rëndësi kësaj çështje dhe të heqim dorë nga disa zakone, nëse doni të keni një mjedis të shëndetshëm. Mbyllja e furrës në deponinë “Drisla” është një nga masat që mendoj se duhet të përshëndetet”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shillegov.

Edhe ministri i ekologjisë thotë se gjërat nuk rregullohen me shkop magjik. Por, premtoi qasje serioze për zgjidhjen e problemit me deponitë e egra.

“Strategjia rreth deponive të egra në Maqedoni janë ka 50 vite dhe në aspektin sistemor jemi duke punuar dhe IPA programet veç kanë bërë fizibilitet studime. Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Ambientit Jetësor seriozisht u kanë qasur këtij problemi dhe shumë shpejt do të merret një vendim se në çfarë forme do të rregullohet dhe të merren vendime se si të jepet publiko-privat me koncesion apo të rregullohet ashtu siç janë paraparë më parë”,- tha ministri i Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraku.

Komentet u bënë gjatë prezantimit të dokumentacionit për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Projekti u nënshkrua nga ministri Duraku, kreu i Shkupit, Shilegov, dhe ambasadori francez, Christian Timonie. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza kushton 120 milionë euro dhe pritet që kontrata e ndërtimit të përfundojë deri në vitin 2020. (Gyltene Sinani, TVM2)