Maqedoni

Anketa rreth AEK-së dhe AShMAA-së, qytetarët pak besim tek dy agjencitë

13.12.2017 17:21

Informimi i pamjaftueshëm i qytetarëve në lidhje me punën e tyre apo për mënyrat se si qytetarët mund të reagojnë për funksionimin e mediave

Informimi i pamjaftueshëm i qytetarëve në lidhje me punën e tyre apo për mënyrat se si qytetarët mund të reagojnë për funksionimin e mediave dhe operatorëve të telekomunikacioneve është vërejtja kryesore për punën e Agjencinë për Komunikime Elektronike (AEK) dhe Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).
 
Qytetarët nuk i dallojnë këto dy agjenci si dhe besimi tek puna e tyre është në nivel të ulur, u tha në prezantimin e raportit të katërt monitorues mbi punën e dy agjencive. Drejtoresha ekzekutive e OJQ “Info qendra”, Biljana Bejkova, informoi se gjatë kontrolleve të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Punës të cilën e ka kryer në AEK nga data 17 deri më 21 gusht janë gjetur parregullsi tek tre personat të cilët kanë munguar në një periudhë në punë si dhe nga inspeksioni deri tek  AEK ka paraqitur një kërkesë për të harmonizuar të dhënat elektronike të orarit të punës të punëtorëve.
 
“U konstatua se ka gabime në regjistrimin e mungesës nga puna edhe në disa prej këtyre punonjësve në këtë periudhë të mungesës disamujore, paga u ishte paguar. Deri më 30 shtator, qytetarët paraqitën 745 ankesa në Agjencinë për Komunikime Elektronike(AEK), prej të cilave 708  në formë të shkruar, ndërsa pjesa tjetër ishin në mënyrë elektronike. Gjithashtu  kjo është një nga treguesit se qytetarët, pavarësisht tre ueb faqet e internetit të AEK-së dhe qasjen në internet, ende preferojnë një lloj tjetër të komunikimit”,- tha drejtoresha ekzekutive e OJQ “Info qendra”, Biljana Bejkova.
 
Koordinatori i projektit të EUROTINK, Goran Lazarov, tha se një pjesë e madhe nga gjithsej 29 qytetarë që iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme nuk e dinin se dy agjencitë nuk financohen nga buxheti i shtetit dhe të dy agjencitë shihen si të varura nga politika. Anketa tregoi se qytetarët nuk dinë shumë për punën e Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dhe e lidhin atë vetëm me zgjedhjet.
 
“Ata nuk janë mjaft të informuar se çfarë është gjuha e urrejtjes dhe shpesh nuk e dallojnë atë nocion me lajme të rreme. Është e nevojshme promovim më i madh për kompetencat e Agjencisë dhe si qytetarët mund të ndihmojnë në punën e saj”,- theksoi koordinatori i projektit të Eurotink, Goran Lazarov.
 
Sipas ekspertit për media, Snezhana Trpevska, sidomos AShMAA si një rregullator, duhet të punojë intensivisht për të krijuar një atmosferë për mediat ku nuk duhet të instrumentalizohen nga politika. Monitorimi tregoi se transparenca e AShMAA-së u përmirësua. Në kuartalin e analizuar filloi debati publik për reformat e paralajmëruara të mediave dhe ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe u shfuqizua taksa radiodifuzive.
 
GAZMEND KURTISHI