Maqedoni

Rasti “Kumanova”, Boshnjakovski: Interpretim ndërkombëtar ose hetim të rrethanave

13.12.2017 17:57

Qeveria po shqyrton mundësitë për hetimin e të gjitha rrethanave, përfshirë edhe interpretimin ndërkombëtar për rastin “Kumanova”....

“Janë duke u analizuar të gjitha aspektet e ngjarjes. Kjo është çështje e ndjeshme edhe për Republikën e Maqedonisë edhe për Republikën e Kosovës. Qeveria e Republikës së Maqedonisë është duke i shqyrtuar mundësitë për interpretimin ndërkombëtar ose hetimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë ngjarje. Kjo analizë duhet ta japë edhe përgjigjen e pyetjes se cili institucion do të jetë kompetent për procedimin e procesit dhe nga cili aspekt, çfarëdo rezultati që të marrim prej kësaj analize”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.