Maqedoni
“Titanik 3”, Apeli miraton aktakuzën e PPS-së
13.12.2017 18:43
Gjykata e Apelit ka miratuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale për lëndën “Titanik 3”...

Në këtë rast, Specialja akuzon koordinatorin aktual të grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimin, dhe anëtarin e Komisionit Komunal Zgjedhor për komunën e Çairit, Ismet Gurin, për “shkatërrim të materialit zgjedhor”.
Sipas akuzës, dy zyrtarët e BDI-së kanë përmirësuar rezultatet nga votimi në zgjedhjet lokale në Çair në vitin 2013. Emri i gjykatësit dhe data për fillimin e gjykimit do të caktohen në mënyrë shtesë.
