Botë
Delegacioni rus në Korenë e Veriut kërkon mundësi për dialog
13.12.2017 20:12
Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë kanë shkuar në kryeqytetin e Koresë së Veriut....

Kjo është vizita e dytë e zyrtarëve rusë në dy javë dhe vjen pasi Uashingtoni pretendon se është e gatshme për bisedime të drejtpërdrejta me Phenianin.
Delegacioni drejtohet nga Zëvendës Drejtori i Qendrës Kombëtare të Mbrojtjes të Rusisë Viktor Kalganov i cili ndodhet në Korenë e Veriut që prej të martës.
Ministria e jashtme ruse deklaroi se Moska po përdor "çdo mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë" dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, përfshirë edhe me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes.
"Koreja e Veriut është fqinji ynë, ne duhet të zhvillojmë marrëdhënie me këtë vend", tha Zëvendësministri i Jashtëm Sergej Ryabkov gjatë një konference të mërkurën. "Dialogu politik është shumë i rëndësishëm," shtoi ai./Ora News
