Konferencë për ndotjen e ajrit në Shkup

14.12.2017 09:47

Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare (PGU) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor...

Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare (PGU) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sot organizojnë panel diskutim për politika për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në Shkup.

Forumi është mundësi për dialog të hapur mes përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe lokal, organizatave civile, ekspertëve dhe palëve të tjera të prekura relevante të zhvillojnë qasje të integruar për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të bisedojnë për qasjet e propozuara për zgjidhjen e problemit me ndotjet e ajrit dhe për rritjen e bashkëpunimit në zhvillimin dhe zbatimin e hapave të ardhshëm në arritjen e qëllimit të përbashkët, e ai është, ajri i pastër.

Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare (PGU) është projekt pesëvjeçar në vlerë prej 9,4 milionë dollarëve, i cili synon ta përforcojë kapacitetin e organizatave civile dhe grupeve rinore për avancimin e politikave publike, përmirësimin e shërbimeve publike, promovimin e sundimit të mirë dhe të kontribuohet për përmirësimin e standardit jetësor të njerëzve në Maqedoni.