Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në autostradën Shkup-Katllanovë

14.12.2017 10:08

Për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria në aksin rrugor Shkup - Katllanovë.....

Për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria në aksin rrugor Shkup - Katllanovë  sot në mëngjes është ulur në 50 deri në 100 metra, njoftoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët në vend  po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM përkujton edhe se nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.