Vazhdon gjykimi për rastin “Trust”
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e re për lëndën e PSP "Trust"....

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e re për lëndën e PPS-së “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni, Sead Koçan, si edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për keqpërdorime gjatë marrjes së një tenderi. Gjykata sot duhet të marrë në pyetje ekspertë të propozuar prej Prokurorisë Publike Speciale.
Në seancën e kaluar u mor në pyetje eksperti, Dejan Gërkovski. Ai tha se ka kërkuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet” dhe të përcaktojë nëse përkojnë me objektet të cilat janë theksuar në dokument, por mundësi për kontrollin e tillë nuk ka marrë.
Ai u shpreh se prej tij është kërkuar ekspertizë që të shihet nëse bëhet fjalë për makineri mobile apo statike për bluarjen e gurit.
Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh. Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion.
