Promovim i Klubit të biznesit Maqedoni-Bullgari
Klubi i biznesit Maqedoni-Bullgari (KBMB) sot do të promovohet në Shkup....

Klubi i biznesit Maqedoni-Bullgari (KBMB) sot do të promovohet në Shkup. Klubi është themeluar si organizatë joprofitabile, e cila aktivitetet e saj do t'i orientojë drejt përforcimit të mëtutjeshëm dhe zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike, avancimin e relacioneve të biznesit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, si dhe stimulim i vazhdueshëm i nismave afariste dhe shoqërore.
Vendimi për themelimin e Klubit të biznesit Maqedoni-Bullgari është marrë në Asamblenë e Klubit kulturor bullgar-Shkup, të mbajtur më 28 shtator të vitit 2017.
Është miratuar edhe Rregullore për veprimtarinë e klubit, për kryetar të klubit të biznesit është zgjedhur Nikolla Popiliev, ndërsa nënkryetar Vlladimir Vlladimirov.
Në promovim të klubit të biznesit do të marrë pjesë delegacioni i Republikës së Bullgarisë, në përbërje të të cilit do të jenë disa afaristë. Delegacionin do ta kryesojë nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova.
