Jemen, të paktën 30 persona u vranë në sulmet ajrore
14.12.2017 12:08
Të paktën 30 persona humbën jetën në kryeqytetin e Jemenit, Sanë.....

Të paktën 30 persona humbën jetën në kryeqytetin e Jemenit, Sanë, gjatë sulmeve ajrore të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, që është nën kontroll të kryengritësve.
Në sulme janë lënduar 80 persona, ndërsa viktimat janë të burgosur dhe civilë. Aeroplanët e koalicionit goditën disa pozicione të kryengritësve huthë në Sanë, midis të cilave edhe një burg, theksojnë dëshmitarët okularë.
