Botë
“Mjekët pa kufij”: 9,000 myslimanë Rohingya kanë vdekur në Burma
14.12.2017 15:08
Të paktën 6,700 myslimanë Rohingya janë vrarë gjatë muajit të parë, pas shpërthimit të dhunës në Burma gjatë muajit gusht, bën të ditur Organizata ndërkombëtare “Mjekët pa kufij”...

Organizata me bazë në Gjenevë ka njoftuar se është vlerësuar që 9,000 myslimanë Rohingya kanë vdekur në Burma, të njohur ndryshe si Mianmar, gjatë periudhës së 25 gushtit deri më 24 shtator.
Sipas tyre, të paktën 6,700 nga këto vdekje kanë ndodhur për shkak të dhunës, duke përfshirë 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare. Në deklaratën e kësaj organizate është thënë se 69 për qind e vdekjeve kanë ndodhur nga të shtënat me armë.
Dhuna e ashpër kishte filluar kur forcat e sigurisë dhe milicia lokale nisën një fushatë shtypëse në shtetin Rakhine me shumicë budistësh, duke nisur sulm ndaj myslimanëve Rohingya. Nga ajo periudhë më shumë se 626,000 anëtarë të këtij komuniteti janë nisur drejt Bangladeshit, është thënë nga të gjeturat e kësaj organizate.
