Ekonomistët: Të ndryshohet sistemi aktual i mbrojtjes sociale
Sistemi aktual i mbrojtjes sociale nuk i kontribuon uljes së varfërisë....

Sistemi aktual i mbrojtjes sociale nuk i kontribuon uljes së varfërisë, prandaj ai duhet të pësojë ndryshime, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë.
Ata do të preferonin që ky sistem të zëvendësohet me atë të pagës së garantuar minimale, që do të ndikonte në uljen e pabarazisë te shtresat e varfra. Ata theksojnë se aktualisht ka 13 sfera të mbrojtjes sociale dhe 5 të sferës së mbrojtjes të fëmijëve të cilët duhet të integrohen.
“Ka tre pika, në të parën 10. 800, në të dytën 9.660 dhe në pikën e tretë kufiri mund të shkojë mbi rrogën minimale për ata që punojnë. Pra, ato që punojnë dhe marrin nën 9.000 denarë, shteti mund t’u ndajë deri në 50% të vlerës të cilën ata e fitojnë, përderisa nëse nuk kanë aspak të ardhura, atëherë do të marrin ndihmë e cila është rreth 6.000 – 7.000 denarë”,- deklaroi profesori universitar, Marjan Petreski.
“Të ardhura minimale të garantuara, domethënë se ka vetëm një sistem universal për kompensim, që do t’i integrojë të gjitha sistemet paraprake. Për momentin kemi 13 lloje të kompensimit, 6 prej të cilave dalin nga Ligji për siguri sociale dhe 5 nga Ligji për kujdes të fëmijëve. Pra, ne themi që të gjitha sistemet të bashkohen në një sistem i cili do t’i ketë parasysh të gjitha kategoritë e prekura”,- theksoi profesoresha universitare, Nikica Mojsoska – Bllazhevska.
Sipas analizave, kjo reformë do të kushtonte 250 milion euro, apo 2,5% e bruto-prodhimit vendor. Edhe pse ky sistem duket i shtrenjtë, ekonomistët janë të mendimit se nëpërmjet këtij sistemi shteti do të arrijë më shumë kursime. Kjo u tha në debatin me temë "Risi për mbrojtje gjithëpërfshirëse sociale: ndihmë sociale, pagë minimale, të ardhura dinjitoze", organizuar nga “France Think” - Instituti për hulumtim ekonomik dhe politikë - Shkup. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)
