Botë

Izrael, mbyllen vendkalimet kufitare drejt Gazës

14.12.2017 18:59

Izraeli sot e mbylli vendkalimin kufitar me Rripin e Gazës, si përgjigje në sulmet e përditshme raketore pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Tramp...

Izraeli sot e mbylli vendkalimin kufitar me Rripin e Gazës, si përgjigje në sulmet e përditshme raketore pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Tramp, javën e kaluar ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Në sulmet ajrore izraelite janë qëlluar tre pozicione të Hamasit - grupi militant i cili e kontrollon Rripin e Gazës.
 
Cak i sulmeve kanë qenë kampet për trajnim dhe depot e armëve. Dy raketa janë gjuajtur nga Gaza janë vërejtur nga sistemi antiraketor izraelit Kuopla, ndërsa i treti ka rënë në një rajon të banuar. Nuk ka informacione për viktima. 
 
Vendimi i javës së kaluar i presidentit amerikan ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, shkaktoi valë të re të dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve si dhe seri protestash në shumë vende myslimane.