Botë
ISIS, kërcënim ndaj ShBA-ve për Jerusalemin
14.12.2017 19:19
Grupi xhihadist “Shteti Islamik” u kërcënua me sulme në territorin e ShBA-së në shenjë të hakmarrjes për shkak të vendimit të presidentit amerikan...

Grupi xhihadist “Shteti Islamik” u kërcënua me sulme në territorin e ShBA-së në shenjë të hakmarrjes për shkak të vendimit të presidentit amerikan, Donald Tramp, që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.
Kërcënimi u shfaq sot në aplikimin për këmbim të porosive të "Telegram" me titull "Na pritni" dhe "Shteti Islamik në Menhetën". Në kërcënimin thekson se do të "kryejë operacione", në këtë rast duke publikuar fotografi nga Tajms Skuer në Nju Jork dhe diçka që i ngjan rripit me eksploziv dhe detonator.
"Do të kryejmë disa operacione në vendin tuaj deri në orën e fundit dhe do t'u djegim në flakën e luftës të cilën e filluat në Irak, Jemen, Libi, Siri dhe Afganistan. Qeni juaj Trampi e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, për shkak të kësaj ne e njohim eksplozivin si kryeqytet të vendit tuaj",- thuhet në porosi.
