Maqedoni

Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës në akset rrugore rreth Shkupit

14.12.2017 19:38

Ulet dukshmëria prej 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës në rrethrrotullimin rreth Shkupit, si dhe në akset rrugore Shkup - Katllanovë - vendkalimi kufitar Bllacë....

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se në rrugët e tjera në shtet trafiku po zhvillohet në vende-vende në rrugë të lagështa.
 
Mjegulla shkaktoi probleme edhe në aeroportin e Shkupit ku një pjesë e fluturimeve janë anuluar, ndërsa një pjesë janë ridrejtuar drejt Ohrit dhe Prishtinës./Mia