Maqedoni

Ademi: Së shpejti galeri arti me emrin e piktorit, Omer Kaleshi

04.07.2014 17:48

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, ka pritur në takim piktorin e njohur shqiptarë Omer Kalesh i cili verpon dhe jeton në Paris...

Ministri  i  Arsimit  dhe  Shkencës,  Abdilaqim  Ademi,  ka  pritur  në  takim  piktorin  e  njohur shqiptarë, Omer Kaleshi, i cili vepron dhe jeton në Paris.
 
Në këtë  takim të  parë,  ministri  Ademi  theksoi   se  prioritet  në punën  e  tij, në  krye  të  këtij  dikasteri  do  të  jetë  vazhdimi i reformave në sistemin arsimor.  
 
Ministri Ademi gjithashtu nënvizoi se kontributi i personaliteteve  të mëdha,  siç  është  piktori  Kaleshi,  janë  të  nevojshme në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në vendin tonë. 
 
Nga ana e tij, piktori Kaleshi  ia uroi ministrit Ademi emërimin në krye të Ministrisë së Arsimit. Në takim u theksua që së shpejti në Maqedoni do të hapet edhe Galeri me emrin e piktorit të madh shqiptar, Omer Kaleshi. 
 
Dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe për hapjen e ekspozitave të ndryshme dhe për rolin dhe kontributin që mund ta japë piktori Kaleshi në këtë drejtim. Ata u dakorduan që ai të realizojë vizita nëpër shkollat  e  artit, që  në  mënyrë  direkte  të  ndihmojë  në zhvillimin e kësaj lëmie.