Ligji për gjuhët, Komisioni nuk pranon asnjë nga 90 amendamentet

15.12.2017 10:08

Është përmbyllur pa asnjë rezultat dita e tretë dhe e fundit e diskutimit të ligjit për përdoriomin e gjuhëve....

Është përmbyllur pa asnjë rezultat dita e tretë dhe e fundit e diskutimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Komisionin për Çështje Europiane.

Komisioni nuk arriti të prononcohet për amendamentin e parë. Për tre ditë sa u diskutua ky amendament,u zhvillua debat i ashpër mes deputetëve të BDI-së dhe atyre të Lëvizjes Besa, që kërkojnë që ligji për gjuhët të riemërtohet si Ligji për gjuhën shqipe.

Kështu, në bazë të rregullores, Komisioni për Çështje Europiane nuk zhvilloi diskutim edhe për amendamentet tjera të parashtruara, sepse skadoi afati prej më së shumti tre ditë pune për zhvillimin e diskutimit për amendamentet.

Komisioni për Çështje Europiane e mbylli mbledhjen e gjashtë pa asnjë amendament të pranuar nga gjithsej 90 amendamente të parashtruara dhe Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve e përcjell në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.