Panel diskutim "Rezistenca e shteteve të Ballkanit Perëndimor"
Përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, organizatave rajonale dhe ekspertë ndërkombëtarë...

Përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, organizatave rajonale dhe ekspertë ndërkombëtarë do të marrin pjesë në panel-diskutimin e titulluar "Rezistenca e shteteve të Ballkanit Perëndimor" që do të mbahet sot në Shkup.
Qëllimi është që të nxitet debat i gjerë për efektivitetin e politikave të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe nevojat e ardhshme të rajonit në procesin e inkuadrimit në BE, më konkretisht duke u përqendruar në strategjinë globale të BE-së ndaj përforcimit të rezistencës së shteteve në kushte të numrit në rritje të kanosjeve.
Debati është i organizuar në bashkëpunim midis Institutit për studime të sigurisë të Bashkimit Evropian, Institutit për Demokraci "Societas Civilis", Fondit Evropian për Ballkanin dhe Grupin Këshillëdhënës "Ballkani në Evropë".
