Debat për reformat në sferën e ndjekjes së komunikimeve

15.12.2017 10:45

Të nxitet diskutimi i gjerë publik për reformat e parapara....

Të nxitet diskutimi i gjerë publik për reformat e parapara për ndjekjen e komunikimeve është qëllimi i debatit të sotëm "Reforma në ndjekjen e komunikimeve - ndryshime esenciale ose kozmetike?"

Debati, siç theksojnë organizatorët, duhet t'i mundësojë Qeverisë që t'i identifikojë dhe mënjanojë pikat problematike në reformat e parapara, por edhe të nxisë debat tek deputetët që në mënyrë aktive të inkuadrohen në modelimin e tyre dhe në këtë mënyrë t'i mbrojnë interesat e qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur.

Në ngjarje do të prezantohen ndryshimet ligjore kyçe të parapara në sistemin për ndjekjen e komunikimeve dhe do t'u ekspozohen qëndrimeve të përfaqësuesve nga organizatat civile për atë se nëse reforma siguron mbrojtje adekuate të privatësisë së qytetarëve dhe i përmbush kërkesat e Bashkimit Evropian për mbikëqyrje funksionale mbi ndjekjen e komunikimeve.

Debatin e organizon Instituti për shkenca shoqërore dhe humane - Shkup në bashkëpunim me Asociacionin për iniciativa zhvillimore "Zenit" dhe Instituti për politika evropiane. Është mbështetur nga fondacioni National Endowment for Democracy (NED).