Bruksel, bisedohet për marrëdhëniet Be - Turqi

15.12.2017 11:10

Në Bruksel, në kuadër të ditës së dytë të punës në Këshillin Evropian....

Në Bruksel, në kuadër të ditës së dytë të punës në Këshillin Europian, sot do të mbahet takim i kryeministrit grek, Aleksis Cipras, kancelares gjermane, Angela Merkel, kryetarit të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, dhe kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.

Në takim, katër liderët do të bisedojnë për marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë dhe problemin me refugjatët.

Cipras dje e përshëndeti faktin që Bashkimi Europian, veçanërisht Gjermania dhe Bullgaria, iu përgjigjën Turqisë lidhur me kërkesën e presidentit, Rexhep Taip Erdogan, për rishikimin e Marrëveshjes së Lozanës.