Instituti për të Drejtat e Njeriut: Më shumë transparencë nga Këshilli Gjyqësor
Instituti për të Drejtat e Njeriut, përmes hulumtimit të realizuar....

Instituti për të Drejtat e Njeriut, përmes hulumtimit të realizuar ka shënuar përparim në transparencën dhe llogaridhënien e punës së Këshillit Gjyqësor, por kjo është e pamjaftueshme konform kërkesave të dala nga dokumentet ndërkombëtare, thonë nga Instituti.
“Nevoja për transparencë dhe llogaridhënie është me qëllim që qytetarët të dinë se pse një Gjykatë është zgjedhur ndërsa tjetra jo. Kjo ka të bëjë edhe me vetë gjykatësit që mund të jenë të pakënaqur nga zgjedhja edhe nëse i kanë plotësuar kushtet”,- deklaroi Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.
Caca Nikollovska theksoi se kohën e fundit rritet gjithashtu edhe numri i gjykatësve të pakënaqur nga puna e Këshillit Gjyqësor, të cilët kërkojnë zgjidhje në Gjykatën në Strasburg.
“Atë që e gjeti Strasburgu, mes tjerash, është pikërisht mostransparenca dhe llogaridhënia. Nuk mund të kemi gjyqësi të pavarur nëse në pjesën e zgjedhjes dhe shkarkimit nuk kemi transparencë dhe llogaridhënie të organeve që kryejnë këtë funksion”,- tha Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.
Nikollovska theksoi se tejkalimi i këtij problemi qëndron në miratimin e obligimeve më rigoroze ligjore, me atë që sjellja e organeve të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
Nga monitorimi i punës së Këshillit Gjyqësor nga muaji gusht deri në nëntor mund të konstatohet se nga 11 seanca të mbajtura pesë kanë qenë të mbyllura për publikun. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)
