Maqedoni

Besimi takon kryetarin e asociacionit evropian të biznesit

04.07.2014 18:04

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për çështje evropiane, dr. Fatmir Besimi,

Zëvendëskryeministri  i  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për çështje evropiane, dr. Fatmir Besimi, sot u takua me kryetarin e Asociacionit Evropian të Biznesit, z. Gligor Bishev dhe drejtorin ekzekutiv, z. Dimitar Ristovski. 
 
Në takim u bisedua për perspektivat e bashkëpunimit të ardhshëm mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Asociacionit Evropian të Biznesit në aspekt të shfrytëzimit të fondeve evropiane, reformat në legjislacion, si dhe shkëmbim i përvojave nga kompanitë evropiane investitorë në Republikën e Maqedonisë.