Maqedoni
Disa të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjeksore
04.07.2014 18:19
Në Spitalin e Qytetit, janë pranuar të lënduarit nga protesta e sotme...

Në Spitalin e Qytetit, janë pranuar të lënduarit nga protesta e sotme. Asnjë nga të punësuarit apo drejtuesit e Spitalit nuk deklarojnë rreth numrit të të lënduarve apo rreth gjendjes së tyre. Të gatshëm për të folur ishin vetëm familjarët e të lënduarve.
“Në kokë i kanë gjuajtur me pendrek. Ishte për të falur “xhumanë”, më pas doli te qendra tregtare “26 korriku”, kanë dalë turma e kanë kapur në mes dhe policia e ka rrahur. Unë që kam parë deri më tani, 20 vetë i kanë sjellë aty”, deklaroi një familjar.
Për momentin, në Shkup situata është e qetë.
REXHEP QAMILI
