Maqedoni
Mot i vranët, me erë dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut
16.12.2017 12:06
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme të shiut...

Në pjesët perëndimore dhe lindore reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës.
Në malet, reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore, veçanërisht paradite. Temperatura do të lëviz prej gjashtë deri në 15 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore, veçanërisht paradite.
Temperatura do të arrijë deri në nëntë gradë celsius.
Nën ndikimin e valës së lagësht nga mesdita dhe nata drejt të dielës do të ketë reshje të shiut të cilat do të jenë të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe lindore.
Për shkak të lëshimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në malet reshjet do të jetë të borës, ndërsa të dielën reshje të borës së lehtë do të ketë edhe në disa vende më të larta prej 600m lartësi mbidetare, ku do të formohet edhe shtresë e borës.
Borë e dobët lokale, veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë edhe të hënën. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore, ndërsa temperatura dukshëm do të ulen.
