Tërmet në Indonezi, të paktën dy të vdekur dhe 70 të plagosur
Indonezia është tronditur nga një tërmet me magniturë 6.5 ballësh...

Indonezia është tronditur nga një tërmet me magniturë 6.5 ballësh, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur dhe mbi shtatëdhjet të lënduar.
Lëkundjet më të fuqishme janë ndjerë ë kryeqytetin Xhakarta pasi ka goditur rajonin Java.
Pas rënies së tërmetit në vend është përhapur panik nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit e cila lëshoi alarm të përkohshëm për cunami.
Deri më tani raportohet se nga tërmeti dy persona kanë humbur jetën dhe shtatëdhjetë të tjerë janë plagosur. Nuk janë të pakta edhe dëmet materiale pasi shumë ndërtesa janë shembur.
Madhësia e tërmetit kishte magnitudë prej 6.5 dhe një thellësi prej 91 kilometrash sipas Studimit Gjeologjik të SHBA. Shtatëdhjetë pacientë nga Spitali Banyumas u transferuan në çadra dhe një tjetër strehë të përkohshme pasi spitali në këtë zonë është shembur raporton CNN.
