Maqedoni

Shkup, ulet ndotja e ajrit në mesataren e lejuar

16.12.2017 13:21

Pas disa ditë me ajr të ndotur shkupjanët sod po thithin ajr të pastërt, pasi tanimë mjegullat janë hequr ndërsa era ka pastruar ajrtin...

Sipas vlerave që shënohen në aplikacionin Ajri im, sasia e grimcave pm 10 sod është nën mesataren e lejuara.

Në pjesën e Qendrës niveli i grimcave pm 10 arrin në 47 mikrogram metërkub, në Lisiçe në 68 mikrogram metërkub, në Rektorat 33 mikrogram metërkub dhe në Gazi Babë në 29 mikrogram metërkub.

Pikërisht për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit për sod në mesditë nëpërmjet rrjeteve sociale është thirrur një protestë para qeverisë, me qëllim që tu kërkohet autoriteteve të marrin masa për uljen e ndotjes.