Maqedoni

Shkup, ulet ndotja e ajrit në mesataren e lejuar; Protesta para qeverisë, kërkohen masa kundër ndotjes

16.12.2017 15:13

Pas 11 ditë thithje të ajrit të ndotur, Shkupjanët falë ndryshimeve të motit sot thithin ajër të pastërt...

Gjatë pasditës filloi pastrim i mjegullës dhe ndotjes në Shkup për shkak të pranisë së erës.Duke u bazuar në vlerat e matjes, sasia e grimcave pm 10 është nën mesataren e lejuar.
 
Në pjesën e Qendrës niveli i grimcave pm 10 arrin në 47 mikrogram metërkub, në Lisiçe në 68 mikrogram metërkub, në Rektorat 33 mikrogram metërkub dhe në Gazi Babë në 29 mikrogram metërkub.
 
Por për shkak të ndotjes së ditëve të kaluara disa qytetarë protestuan  para Qeverisë duke kërkuar masa urgjente për zgjidhjen e problemit për ajrin e ndotur.
 
Protestuesit kërkuan që zyrtarët shtetëror, të cilët premtuan se do të zgjidhin problemin, të fillojnë të realizojnë premtimet, t’i identifikojnë ndotësit dhe të zbatojnë sanksione ndaj tyre.
 
Drejtori ekzekutiv i Ambasadës së Parë të Fëmijëve Megjashi, Dragi Zmijanac, tha se se do të përkrahin të gjitha iniciativat dhe protestat kundër ndotjes së ajrit, përfshirë këtu edhe iniciativat e nënave për të mërkurën, më 20 dhjetor të cilat kanë paralajmëruar se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes nuk do t’i lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë.
 
“Ambasada e parë e fëmijëve Megjashi,është betuar se derisa nuk zgjidhet problemi me ndotjen e ajrit, derisa niveli i grimcave pm 10 tërë dimrin do të jetë mbi 75 mikrogram metërkub, do të përkrah të gjitha iniciativat e nënave, baballarëve dhe shoqatave të cilat thirren se do të përmirësojnë gjendjen me masa me efekt në kohëzgjatje të shkurtër, të mesme dhe të gjatë”, shprehet Drejtori ekzekutiv i Ambasadës së Parë të Fëmijëve Megjashi, Dragi Zmijanac.
 
“Situata është alarmante dhe duhet urgjentisht të meren masa.Konsideroj se veturat janë ndotësit më të mëdhenj dhe duhet Qeveria të reduktoj lëvizjen apo të ketë vozitje sipas parimit cift tek”, shprehet qytetari Aleksandar Hristov. 
 
Ndërkohë sinoptikanët kanë bërë të ditur se të shtunën moti në vend, por edhe në kryeqendër u karakterizua nga temperaturat e larta deri në 16 gradë celzius, me vranësira dhe rreshje në pjeset perndimore dhe lindore.
 
Të dielen për shka të erërave edhe më tej do të kemi mot të vërejntur me shi dhe në pjesët me lartësi mbidetare mbi 500 m do ketë reshje të borës. 
 
FLUTURA LATIFI