Botë
Djali më i madh i ish-kryeminsitrit turk është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij
16.12.2017 15:45
Javuz Jillmaz (38), djali më i madh i ish-kryeministrit turk, Mesut Jillmaz, është gjetir i vdekur...

Javuz Jillmaz (38), djali më i madh i ish-kryeministrit turk, Mesut Jillmaz, është gjetir i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen e Stambollit, Bejkoz.
Trupin e Jillmaz e gjetën truproja e tij dhe shoferi. Ai ishte shtrirë në krevat dhe ishte qëlluar në pjesën e kokës.
Sipas trupit hetues, plumbi ishte gjuajtur bga ana e djathtë e kokës në linjë të drejtë.
Sipas informatave fillestare, supozohet se ai është vetëvrarë.
Hetimi për rastin është në rrjedhë./mia
