Maqedoni

Sh.F nga Kërçova, Durrësi dhe Stambolli, memorandumi tripalësh bashkëpunimi

16.12.2017 17:18

Shkolla “Sande Shterjoski” e Kërçovës firmosi memorandum bashkëpunimi me shkollat “Hasan Koçi” nga Durrësi dhe “Ugur Atasehir” nga Stambolli...

Delegacionet e shkollave “Hasan Koçi” nga Durrësi dhe “Ugur Atasehir” nga Stambolli vizituan shkollën “Sande Shterjoski” të Kërçovës, ku në prezencën e nxënësve dhe arsimtarëve u mbajtë ora projektuese interaktive.
 
Përfaqsuesit e të trija shkollave më pas vizituan Ministrinë rajonale të Arsimit dhe komunën e Kërçovës, ku drejtuesit e shkollave firmosën memorandumin tripalësh të bashkëpunimit i cili do të prodhojë efekte pozitive  në zhvillimin e procesit mësimor.
 
Ky trekëndësh i bashkëpunimit do të krijojë hapësira veprimi për ngritjen e cilësisë në procesin edukativo arsimor, vlersojnë drejtorët Rrahim Pinjolli, Hëna Golemi dhe Zafer Arsllani.
 
Më këtë rast, drejtori i Qendrës kulturore për fëmijë në Durrës, Avni Çuni, drejtorit të shkollës “Sande Shterioski” Rrahim Pinjolli  i ndau titullin “Mik i fëmijëve të qendrës kulturore të Durrësit”.
 
Për nder të mysafirëve nga Turqia dhe Shqipëria, nxënësit e shkollës së Kërçovës, në Pallatin e Kulturës prezentuan një program të pasur kulturo artistik, me poezi, recitale, pjesë teatrale, këngë dhe valle popullore.
 
SHABAN DALIPI