Maqedoni

Ajri i ndotur, në shënjestër fëmijët dhe të sëmurët kronik

16.12.2017 17:40

Grimcat PM 10 të koncentruara në ajër gjatë javës që lamë pas mbushën spitalet përplot me pacientë nga të gjithë moshat...

Pneumonia, bronhiti dhe kollitjet e shpeshtuara janë komplikimet më të theksuara të cilat diagnostikohen nga specialistët. 
 
Në shënjestër janë fëmijët me infeksione tek organet e larta respiratore, pacientët kronik, dhe ato me sëmundje kardiovaskulare. 
 
Qytetarët ankohen, sipas tyre dita ditës frymëmarrja vështirësohet gjithnjë e më tepër.  
 
“Ka gripe, viruse, fëmijët tani kanë probleme me frymëmarrjen dhe ndotja e ajrit, si në Tetovë ashtu dhe në Shkup, është e njëjtë”, shprehen qytetaret.
 
Në  Klinikën e Fëmijëve në Kozle ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 100 fëmijë në ditë, prej të cilëve dominojnë fëmijët prej 1 deri më 5 vjeç. Mjekët apelojnë të mos u jepet fëmijëve asgjë pa u konsultuar me mjekun. 
 
“Është e pritur që të kemi numër të shtuar të pacientëve, por në asnjë mënyrë ky numër nuk e kapërcen kornizën standarde për këtë periudhë të vitit. Kuptohet se ata që më së shumti u përkeqësohet gjendja nga ndotja e ajrit janë fëmijët të ndjeshëm ose me probleme në organet e larta raspiratore dhe të gjitha rastet më të rënda të tyre ne i ndalim për mjekim spitalor”, u shpreh drejtori i klinikës së fëmijëve në Kozle, Angelço Andonovski.  
 
Numri i shtuar i pacientëve vërehet edhe në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup. Mjekët thonë se si pasojë e ajrit të ndotur  repartet e siptaleve pritet të stërmbushen me pacientë akoma më shumë në periudhën në vazhdim. 
 
Ndotja e ajrit përveç të sëmurëve kronik u ndikon keqë edhe njerëzve që skanë probleme shëndetësore. Pulmologët apelojnë të sëmurit kronik të marrin rregullisht terapinë e duhur dhe të mos dalin jashtë pa nevoj. 
 
“Për shkak të ndotjes së ajrit ditëve të fundit është rritur numri i pacienteve të kontrolluar në ambulanta dhe janë rritur hospitalizimet në klinikën tonë. Qytetarët që vuajnë nga bronhiti kronik, që kanë pneumoni ose që kanë obstrukcione të herë pas hershme në organet e larta respiratore janë më të goditur nga ndotja e ajrit”, u shpreh drejtori i klinikës së polmulogjisë Dejan Dokiq.
 
Shkupi por edhe disa qytete tjera të vendit në suaza botërore këtë javë mbajnë vendin e parë për nga ndotja e ajrit, me 374 mikrogram grimca PH në metër kub. 
 
Për të pastruar mushkritë  nga ndotja e ajrit, mjekët rekomandojnë qendrim të detyrueshëm në natyrë në viset malore dhe ushqim të shëndetëshëm.
 
REXHEP QAMILI