Maqedoni
VMRO-DPMNE në protesta para burgut të Shutkës
16.12.2017 18:36
Dhejtra protestues, simpatizues dhe ish funksionar të VMRO-DPMNE-së sonte para burgut të Shutkës...

Dhejtra protestues, simpatizues dhe ish funksionar të VMRO-DPMNE-së sonte para burgut të Shutkës vazhduan të kërkojnë lirimin e të parabugrosurve për ngjarrjet e 27 prillit në Kuvend.
Protestuesit thanë se paraburgosurit janë të pafajshëm, nuk janë terorist dhe njëherit kërkuan ndërprerjen e persekutimit politik ndaj VMRO-s.
“Këtu jemi për tu treguar atyre që pa fajë janë të burgosur se nuk i kemi harruar, ka njerëz që mendojnë jashtë për ta, dhe se shumë shpejtë do të vij liria dhe të gjithë do të kthehen në shtëpi”, u shpreh deputeti i VMRO DPMNE-së, Vlatko Gjorcev.
Në mesin e të pranishmeve të protetsave ishte edhe ish kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ndërsa pakënaqësi kanë shprehur thuajse gjithë udhëheqësia aktuale e kësaj partie dhe ish drejtorin e ESM-së Llambe Arnaudov.
Për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur procedure hetimore për 36 personave për shkak të dyshimeve se ata kanë kryer veprën penale “cenim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.
Më shumë se gjysmë e të dyshuarve ndodhen në parabargim në burrgun e Shutkës.
Protesta janë paralajmruar edhe për nesër në orën 18 para godinës së Ministrisë së Drejtësisë.
REXHEP QAMILI
