Han: Viti 2018 me rëndësi për Ballkanin Perëndimor
Viti 2018 do të jetë shumë i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE...

Viti 2018 do të jetë shumë i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.
Duke folur në në Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Evropiane, Han ka theksuar se “2018-ta do të jetë një vit i rëndësishëm dhe një mundësi për të zhvilluar më tej procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor”.
”Bashkimi Evropian ka nevojë për një rifillim të procesit të zgjerimit duke bindur vendet kandidate dhe ato anëtare se integrimi evropian është në interes të të dyja palëve”, theksoi Hahn duke përsëritur qëndrimin se BE nuk do të pranojë në gjirin e saj vende që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët.
