Erdogan: Humbja e Jerusalemit, do të thotë humbje e Medinës, Mekës dhe Qabes
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi se nëse humbet Jerusalemi, atëherë do të humbet...

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi se nëse humbet Jerusalemi, atëherë do të humbet edhe Medina, Meka dhe Qabeja.
“Nëse shkon Kudsi, nuk do të mund ta mbrojmë Medinen. Nëse shkon Medineja, nuk do të mund ta mbrojmë Meken. Nëse shkon Meka, do ta humbasim edhe Qaben”, tha Erdogan në programin e ndarjeve të çmimeve “Necip Fazil Kisakurek” në Stamboll, që organizohet nga gazeta Star.
“Mos harroni se Kudsi do të thotë Stambolli, Islamabadi, Xhakarta. Medineja do të thotë Kajro, Damasku, Bagdadi. Qabeja do të thotë nderi, dinjiteti dhe qëllimi i ekzistencës i të gjithë neve si muslimanë. Ne nuk do të heqim dorë nga asnjëra prej këtyre", shtoi presidenti turk.
Vendimi I presidentit amerikan Trump për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit ka shkaktuar edhe protesta në të cilat njoftohet se ushtarët izraelitë dje kanë vrarë katër dhe plagosur afro 160 palestinez.
Shumica e viktimave ishin në kufirin e Rripit të Gazës, ku mijëra palestinezë ishin tubuar për të gjuajtur me gurë kundër ushtarëve izraelitë, prapa murit barrikadues me tela.
